Një delegacion i lartë i ushtrisë irakiane udhëton në Iran
(last modified Wed, 27 Sep 2017 14:21:31 GMT )
Shtator 27, 2017 16:21 Europe/Tirane
  • Një delegacion i lartë i ushtrisë irakiane udhëton në Iran

Ministria irakiane e mbrojtjes të mërkurën ka njoftuar për udhëtimin në Iran të një delegacioni të lartë të ushtrisë irakiane të kryesuar nga shefi i shtabit të përbashkët të ushtrisë irakiane.

Sipas kanalit televiziv Al Someria Neës, Ministria irakiane e mbrojtjes në një deklaratë ka njoftuar: Gjeneral Othman Al Ganemi, shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë irakiane në krye të një delegacioni të lartë ushtarak do të udhëtojë në Teheran për të zhvilluar konsultime dhe takime me zyrtarë të lartë iranianë. Lajmi për vizitën e delegacionit ushtarak të Irakut në Iran u njoftua pasi kryeministri irakian Heidar Ebadi kishte theksuar bashkëpunimin ushtarak mes Bagdadi, Teheranit dhe Ankarasë në mënyrë që të ruhet stabiliteti i rajonit dhe siguria në Irak.

 

 

Tags