Aeroporti i Arbilit konfirmon pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60209-aeroporti_i_arbilit_konfirmon_pezullimin_e_fluturimeve_ndërkombëtare
Të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe drejt Arbilit, qendra u Kurdistanit të Irakut, do të ndërpriten duke nisur nga dita e nesërme në mbrëmje pas një vendimi të pushtetit qendror në Bagdad, konfirmoi sot një zyrtar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 28, 2017 13:39 Europe/Tirane
  • Aeroporti i Arbilit konfirmon pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare

Të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe drejt Arbilit, qendra u Kurdistanit të Irakut, do të ndërpriten duke nisur nga dita e nesërme në mbrëmje pas një vendimi të pushtetit qendror në Bagdad, konfirmoi sot një zyrtar.

“Ndërprerja do të ndodhë duke nisur nga dita e premte në orën lokale 18:00 (15:00 GMT)”, deklaroi drejtoresha e aeroportit, Talar Faik Saleh. Qeveria e kryeministrit Heidar Ebadi kishte kërcënuar me marrjen e masave kundër rajonit autonom të Kurdistanit verior për organizimin e një referendumi për pavarësinë që konsiderohet i paligjshëm nga Bagdadi. “Të gjitha fluturimet ndërkombëtare, pa përjashtim, nga dhe drejt Arbilit do të ndërpriten duke nisur nga e premtja në orën 18:00 (15:00 GMT) pas vendimit të Këshillit irakian të Ministrave dhe kryeministrit Heidar Ebadi”, theksoi Saleh. Një tjetër aeroport ndërkombëtar, më pak i rëndësishëm, ndodhet në Kurdistanin të Irakut, në Sulejmaniah. Aeroportet e Arbilit dhe të Sulejmaniah janë nën autoritetin e aviacionit civil irakian.