Çlirohet një fshat në provincën Homs
Ushtria siriane arriti të çlirojë një fshat tjetër pas përparimeve të saj në provincën Homs në perëndim të vendit.
Siç njofton kanali televiziv Al Menar, ushtria siriane dhe forcat e saj aleate çliruan sot fshatin Shojhe në veri-lindje të rajonit Xhebel Xharah në lindje të Homsit. Ndërkohë, gazeta ruse Izvestia shkroi: Sipas një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, forcat amerikane u tërhoqën nga baza Al-Zakef në jug të Sirisë pranë kufirit me Irakun. Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e zonave të reduktimit të tensionit në Siri përfshin zonat në provincën e Idlibit, pjesë të Homsit, Gutës lindore, Daraas dhe Kuneitras, dhe synon reduktimin e luftimeve dhe të dhunës në Siri. Gazeta Izvestia shtoi gjithashtu se baza e vetme amerikane në Siri është baza e Al-Tanef pranë kufirit jordanez, që do të thotë se aftësia e Amerikës për të mbështetur opozitën e armatosur siriane është dobësuar.