Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60259-forcat_jemenase_sulmojnë_mercenarët_sauditë
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat ushtarake dhe të mercenarëve sauditë në zona të ndryshme të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 29, 2017 05:33 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë

Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat ushtarake dhe të mercenarëve sauditë në zona të ndryshme të vendit.

Mediat jemenase njoftuan se ushtria dhe forcat popullore në përgjigje të bombardimeve ajrore të Arabisë saudite kanë sulmuar bazën ushtarake Raxhala në qytetin kufitar Nexhran në jug të Arabisë saudite. Gjithashtu në lindje të rajonit Giade Fuaz, forcat jemenase kanë sulmuar një bazë të mercenarëve sauditë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Forcat jemenase në sulmet e tyre kundër bazave Rakabe Sadis dhe Makhrug të rajonit Nexhran kanë arritur të vrasin disa ushtarakë sauditë. Arabia Saudite prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.