Fuad Masum: Iraku ka marrëdhënie natyrale dhe miqësore me Iranin
Presidenti i Irakut i cilësoi natyrale dhe miqësore marrëdhëniet mes Bagdadit dhe Teheranit.
Fuad Masum, presidenti i Irakut, në një intervistë me kanalin televiziv Al Hurra, tha se nuk ekziston kurrfarë brengosje në lidhje me marrëdhëniet mes Irakut dhe Iranit dhe deklaroi: “Rruga e bashkëpunimit mes të dy vendeve është e hapur dhe për çdo ditë me mijëra persona nga kurdët e Iranit shkojnë në Kurdistanin e Irakut dhe me mijëra persona nga rajoni i Kurdistanit të Irakut shkojnë në Iran”. Fuad Masum duke folur për organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanin e Irakut dhe shqetësimin e disa vendeve në lidhje me këtë çështje, tha: “Bagdadi synon ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë që të mos krijohen shqetësime për asnjë vend. Ne shpresojmë që para se tensionet të rriten në një nivel të lartë, të zhvillohen bisedime, sepse tensionet aktuale mund të arrijnë deri në një situatë që kthimi nga ajo do të jetë shumë vështirë”.