Ajetullah Sistani kundër ndarjes së Kurdistanit nga Iraku
(last modified Fri, 29 Sep 2017 12:34:24 GMT )
Shtator 29, 2017 14:34 Europe/Tirane
  • Ajetullah Sistani kundër ndarjes së Kurdistanit nga Iraku

Autoriteti i lartë fetar i myslimanëve shiitë ka kundërshtuar referendumin për pavarësi të organizuar në rajonin e Kurdistanit të këtij vendi dhe ka shprehur keqardhje për përpjekjet për ndarjen territoriale të Kurdistanit dhe ka kërkuar të respektohet Kushtetuta.

Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se Shejkh Ahmed Al-Safi, përfaqësuesi i Ajetullah Sistanit, autoritetit të lartë fetar të myslimanëve shiitë në Irak, në ligjëratën e namazi të së premtes në Qerbela, deklaroi: “Populli i Irakut vetëm sa ka dalë nga e keqja e quajtur ISIS dhe me sakrificën e forcave irakiane, është duke kaluar tërësisht nga kjo e keqe, mirëpo për fat të keq tani po përballet me një të keqe të re fal përpjekjeve të disa faktorëve për ndarjen territoriale të këtij vendi dhe për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku. Autoriteti fetar i cili gjithmonë ka theksuar për ruajtjen e unitetit të Irakut dhe për zhdukjen e mosmarrëveshjeve etnike, kërkon nga të gjitha palët që ta respektojnë Kushtetutën e Irakut dhe t’i referohen Gjykatës Supreme të Irakut dhe të respektojnë vendimet e saj. Përpjekjet për ndarjen territoriale të Irakut kanë katastrofale për qytetarët kurdë dhe do të rezultojnë me rreziqe të pakompensueshme. Ndarja e rajonit të Kurdistanit nga Iraku është rezultat i ndërhyrjeve të faktorëve të huaj në çështjet e brendshme të Irakut dhe padyshim se është në dëm të interesave kombëtare të këtij vendi”.

Tags