Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60383-forcat_jemenase_sulmojnë_mercenarët_sauditë
Forcat e përbashkëta të Jemenit kanë sulmuar në tre faza mercenarët agresorë sauditë në qytetet  Sana dhe Taiz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 30, 2017 16:15 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë

Forcat e përbashkëta të Jemenit kanë sulmuar në tre faza mercenarët agresorë sauditë në qytetet  Sana dhe Taiz.

Forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit sulmuan pozicionet e mercenarëve sauditë duke vrarë apo plagosur shumë prej tyre, thanë burimet ushtarake jemenase për rrjetin informativ Al Alam. Këto burime shtuan se forcat jemenase duke sulmuar garnizonin  Khalid në qytetin e Moze në Taiz, në jugperëndim të vendit,  u shkaktuan humbje të mëdha mercenarëve sauditë. Në një sulm të forcave të ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit mbi pozicionet e mercenarëve sauditë në zonën Keife në provincën Al-Beidha në jug të vendit, u shkatërrua një automjet ushtarak që transportonte mercenarët sauditë dhe të gjitha ata u vranë. Arabia  Saudite prej marsit 2015, ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit. Ky agresion deri tani ka marrë jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar plotësisht infrastrukturën e vendit më të varfër arab.