Çlirohen disa fshatra të tjera në jugperëndim të Kirkukut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60523-Çlirohen_disa_fshatra_të_tjera_në_jugperëndim_të_kirkukut
Çlirimi i disa fshatrave të tjera në jugperëndim të Kirkukut, neutralizimi i sulmeve kamikaze gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit Muharrem dhe vrasja e një ushtari të koalicionit ushtarak të drejtuar nga Amerika në Irka, janë zhvillimet më të rëndësishme në fushën e sigurisë në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2017 11:41 Europe/Tirane
  • Çlirohen disa fshatra të tjera në jugperëndim të Kirkukut

Çlirimi i disa fshatrave të tjera në jugperëndim të Kirkukut, neutralizimi i sulmeve kamikaze gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit Muharrem dhe vrasja e një ushtari të koalicionit ushtarak të drejtuar nga Amerika në Irka, janë zhvillimet më të rëndësishme në fushën e sigurisë në Irak.

Forcat vullnetare "Hashd Sha'bi" të Irakut kanë njoftuar për çlirimin e 6 fshatrave të tjera gjatë operacioneve për çlirimin e Havixhas në jugperëndim të Kirkukut. Në deklaratën e forcave "Hashd Sha'bi" thuhet: "Forcat vullnetare të Irakut "Hashd Sha'bi" kanë çliruar 6 fshatra në jugperëndim të Kirkukut nga pushtimi i terroristëve të ISIS". Nga ana tjetër ushtria e Amerikës ka njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e dy ushtarëve të koalicion ushtarak ndërkombëtar gjatë shpërthimit të një bombe skaj një rruge në Irak, mirëpo nuk ka treguar për vendin se ku ka ndodhur ky shpërthim.  Ndërkohë Xhalil Al-Rrabi'i, komandant i operacioneve të Bagdadit, ka njoftuar për suksesin e planit të sigurisë për vizitorët e Imam Husejnit (a.s.) gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit Muharrem dhe tha se në këtë kuadër janë neutralizuar disa sulme kamikaze, si dhe janë neutralizuar dhjetë raketa të përgatitura për tu hedhur nga rajoni Tavajil në drejtim të Bagdadit. Ai gjithashtu tha se janë vrarë tre terroristë kamikaz gjatë disa operacioneve në veriperëndim të Bagdadit, 5 terroristë janë vrarë gjatë një sulmi ajror në veri të Bagdadit, një terrorist është arrestuar në rajonin Al-Taxhi në veri të Bagdadit ndërsa në lagjen Al-Amel të Bagdadit është arrestuar një terrorist i cili barte me vete 4 bomba, një raketë Astrola dhe një sasi nitrat amoniak.