Tre shpërthime terroriste në lagjen Al Mejdan të Damaskut 
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60543-tre_shpërthime_terroriste_në_lagjen_al_mejdan_të_damaskut
Tre shpërthime terroriste ndodhën të hënën në selinë e policisë në lagjen Al Mejdan në Damask, kryeqytet i Sirisë, ka bërë të ditur kanali televiziv libanez Al Mejadin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2017 15:51 Europe/Tirane
  • Tre shpërthime terroriste në lagjen Al Mejdan të Damaskut 

Tre shpërthime terroriste ndodhën të hënën në selinë e policisë në lagjen Al Mejdan në Damask, kryeqytet i Sirisë, ka bërë të ditur kanali televiziv libanez Al Mejadin.

Sipas këtij raporti, dy sulmues me bomba shpërthyese kryen sulmet në kryeqytetin sirian Damask. Nga ky shpërthim thuhet se 15 persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën. Të paktën 28,000 terroristë të mbështetur nga Perëndimi u vranë në operacionet kundërterroriste të forcave ajrore ruse në Siri. Ndërkaq, koalicioni amerikan edhe një herë ka pohuar vrasjen e dhjetëra civilëve gjatë operacioneve të tij në Siri dhe në Irak.