Dashamirësia e re e mbretit saudit për studentet femra
(last modified Wed, 04 Oct 2017 06:01:56 GMT )
Tetor 04, 2017 08:01 Europe/Tirane
  • Dashamirësia e re e mbretit saudit për studentet femra

Në kuadër të vendimeve të fundit të Arabisë Saudite, femrave studente u është lejuar që me vete në shkollë ta marrin telefonin celular.

Mubarak Asimi zëdhënës i ministrisë së arsimit në Arabinë Saudite ka thënë: Ahmed Aisi ministër i arsimit në Arabinë Saudite ka nxjerrë një protokoll i cili ndalon pengesat e përdorimit të celularit nga studentët femra nëpër universitetet e vendit. Sipas gazetës Akadh të Arabisë Suaudite, urdhri i ri përfshin të gjitha universitetet shtetërore dhe private dhe urdhri lejon përdorimin e celularit inteligjent. Asimi ndër të tjera vuri në dukje se në rast se studentet femra do të keqpërdorin telefonin celular ndaj tyre do të merren masa sipas normave dhe dispozitave përkatëse.