Irani përshëndet fitoret e ushtrisë siriane kundër terroristëve
(last modified Wed, 04 Oct 2017 11:51:40 GMT )
Tetor 04, 2017 13:51 Europe/Tirane
  • Irani përshëndet fitoret e ushtrisë siriane kundër terroristëve

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit, vlerësoi në një takim të mërkurën me ministrin e jashtëm sirian, fitoret e fundit të ushtrisë siriane dhe forcave të rezistencës ndaj grupeve terroriste.

Z. Alaudin Boruxherdi u takua sot me z. Valid Al Moalam në kryeqytetin sirian, Damask, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe. Boruxherdi gjithashtu theksoi se Irani do të vazhdojë mbështetjen e tij për popullin sirian. Anëtari i parlamentit iranian, që po kryeson një delegacion të lartë iranian, mbërriti në kryeqytetin sirian të martën në mbrëmje. Zyrtari iranian pritet gjithashtu u takua sot edhe me kryetarin e sapozgjedhur të parlamentit të Sirisë, Hammudeh Al Sabak, ku i ka përcjellë atij mesazhin e homologut të tij iranian Ali Larixhani.

 

Tags