Irani reagon ndaj deklaratës së ambasadorit saudit në OKB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60841-irani_reagon_ndaj_deklaratës_së_ambasadorit_saudit_në_okb
Zyra përfaqësuese e Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se Arabia Saudite për shkak se emri i saj është futur në listën e shkeljes së të drejtave të fëmijëve, është e nevrikosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2017 06:04 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratës së ambasadorit saudit në OKB

Zyra përfaqësuese e Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se Arabia Saudite për shkak se emri i saj është futur në listën e shkeljes së të drejtave të fëmijëve, është e nevrikosur.

Abdullah Moalemi, përfaqësues i Arabisë Saudite në OKB ditën e premte lidhur me mundësinë e mos konfirmimit të angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore nga ana e Amerikës ka thënë se kjo çështje nuk ka lidhje me Arabinë Saudite dhe sjellja e Iranit në Jemen, Irak, Siri, Bahrejn dhe në vetë Arabinë Saudite është e papërgjegjshme. Ai përmendi testimet raketore të Iranit dhe këto testime i cilësoi veprime të papërgjegjshme. Vetëm OKB në raportet e saj ka bërë të ditur se Arabia Saudite në sulmin kundër Jemenit ka vrarë 683 fëmijë dhe ka plagosur shumë të tjerë. Për këtë OKB ka propozuar që emiri i Arabisë Saudite të futet në listën e vendeve shkelëse të të drejtave të fëmijëve.