Ushtria e Sirisë fut nën rrethim ISIS në qytetin Al Mejadin
Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë marrë nën kontroll rajone të reja në lindje të lumit Eufrat dhe pas çlirimit të rrugës mes Dejr Al-Zur dhe Al-Sakhna, i kanë vendosur nën rrethim terroristët e ISIS në qytetin Al Mejadin.
Kanali televiziv Al Minar njoftoi se burimet e ushtrisë së Sirisë kanë deklaruar se forcat e ushtrisë së Sirisë me bashkëpunimin e forcave aleate, kanë vazhduar avancimet e tyre në disa fronte në drejtim të qyteti Dejr Al Zur dhe kanë marrë nën kontroll qytezën Morat Al-Feoka në lindje të lumit Eufrat. Ushtria e Sirisë në vazhdim të avancimeve të saj pas çlirimit të rrugës mes Dejr Al-Zur dhe Al-Sakhna, ka arritur ta vendosë nën rrethim të plotë qytetin Al Mejadin. Me avancimin e ushtrisë së Sirisë, terroristët e ISIS janë arratisur nga lagjet e qytetit Dejr Al Zur. Forcat e ushtrisë siriane kanë marrë nën kontroll disa rajone të reja në jugperëndim të qytetit Dejr Al Zur dhe kanë vrarë me dhjetëra terroristë duke në mesin e tyre edhe shumë sulmues kamikazë dhe kanë shkatërruar tre autobomba. Nga ana tjetër, aktivistët sirianë të opozitarëve kanë deklaruar se janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave demokratike të Sirisë dhe ISIS në veri dhe në lindje të qytetit Dejr Al-Zur.