Grupi Taleban: Qëllimi ynë është i njëjtë me atë të ISIS
Kreu i grupit terrorist Taleban u ka dhënë urdhër pjesëtarëve të këtij grupi që të mos luftojnë me pjesëtarët e grupit terrorist ISIS, sepse qëllimi i grupit Taleban dhe ISIS është i njëjtë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se komandanti i policisë së Kandaharit ka njoftuar se Mola Hebatullah, kreu i grupit terrorist Taleban, disa ditë më parë ka shkuar në provincën Helmand në jug të Afganistanit. Gjeneral Abdurrezak shtoi: "Mola Hebatullah 11 ditë më parë ka shkuar në qytetin Musa Kala në provincën Helmand dhe në takim me komandantët e grupit Taleban ka shprehur shqetësim për shtimin e sulmeve ajrore të forcave të sigurisë së Afganistanit. Mola Hebatullah në këtë takim ka kërkuar nga komandantët e grupit Taleban që të ndryshojnë taktikat e tyre luftarake për tu përballur me forcat e sigurisë së Afganistanit dhe të mos luftojnë me pjesëtarët e grupit terrorist ISIS, sepse qëllimi i grupit Taleban dhe i ISIS është i njëjtë".