Takimi i papritur i krerëve të Iranit, Irakut dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61035-takimi_i_papritur_i_krerëve_të_iranit_irakut_dhe_turqisë
Burimet irakiane njoftuan për një takim të papritur të krerëve të Iranit, Turqisë dhe Irakut në Bagdad.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 09, 2017 03:48 Europe/Tirane
  • Takimi i papritur i krerëve të Iranit, Irakut dhe Turqisë

Burimet irakiane njoftuan për një takim të papritur të krerëve të Iranit, Turqisë dhe Irakut në Bagdad.

Xhasem Muhamed Xhafar, një prej funksionarëve të koalicionit kombëtar të Irakut, i kryesuar nga Nuri Maleki, ka thënë se takimi trepalësh i krerëve të Iranit, Irakut dhe Turqisë do të përqendrohet në referendumin separatist të organizuar nga rajoni i Kurdistanit të Irakut. Ai tha se është rënë dakord për organizimin e takimit mes Hasan Ruhani, Rexhep Taip Erdogan dhe Hejdar Ebadi. Takimi trepalësh mes krerëve të Iranit, Irakut dhe Turqisë, ka për qëllim diskutimin e rrugëve për tu përballur me veprimet e njëanshme të Kurdistanit të Irakut pa dëmtuar kurdët e Irakut. Referendumi i 25 shtatorit i Kurdistanit të Irakut u mbajt vetëm për të plotësuar ambiciet e kryetarit të këtij rajoni Masud Barzani.