Arabia Saudite vazhdon komplotet kundër frontit të rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61163-arabia_saudite_vazhdon_komplotet_kundër_frontit_të_rezistencës
Delegacioni për koordinimin e partive të Libanit ka deklaruar se deklaratat e fundit të Thamer Al-Sabhan, ministri konsultues i Arabisë Saudite për çështje të Gjirit Persik, janë vazhdim i politikës së regjimit AL Saud kundër frontit të rezistencës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 10, 2017 12:08 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vazhdon komplotet kundër frontit të rezistencës

Delegacioni për koordinimin e partive të Libanit ka deklaruar se deklaratat e fundit të Thamer Al-Sabhan, ministri konsultues i Arabisë Saudite për çështje të Gjirit Persik, janë vazhdim i politikës së regjimit AL Saud kundër frontit të rezistencës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Delegacioni për koordinimin e partive të Libanit  ka deklaruar se thirrja e Thamer Al-Sabhan për formimin e një koalicioni kundër Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) si dhe mirëpritja e tij ndaj sanksioneve kundër Hezbullahut, i bënë edhe më të qartë qëndrimet armiqësore të Arabisë Sauditet. Ky qëndrim i ministrit saudit tregon se sunduesit e regjimit Al Saud po vazhdojnë komplotin kundër frontit të rezistencës për të penguar shtrirjen e ndikimit të rezistencës dhe aleatëve të saj, ndërkohë që kjo është një politikë që siguron vetëm interesat e Uashingtonit dhe të Tel Avivit.