Ushtria siriane avancon në qytetin Dejrul Zur
Forcat e ushtrisë siriane kanë avancuar dhe kanë rimarrë lagjen Arafi të qytetit Dejrul Zur i cili më herët mbahej i pushtuar nga terroristët e ISIS.
Sipas një njoftimi të komandës së ushtrisë siriane, forcat siriane përveçse kanë marrë kontrollin e lagjes Arafi kanë arritur të çlirojnë edhe fshatin Hatla në Dejrul Zur. Fshati Hatla ndodhet në pjesën lindore të lumit Eufrat dhe mbahej i pushtuar nga terroristët e ISIS. Gjatë operacione për çlirimin e qytetit Dejrul Zur, ushtria siriane deri tani ka arritur të shkatërrojë shumë bastione të ISIS dhe ka vrarë një numër të madh terroristësh të këtij grupi takfirist. Ndërkohë kanali Mejadin njoftoi se ushtria siriane e përkrahur nga aleatët e saj ka arritur të vë nën kontroll të gjithë kufirin e Sirisë me Jordaninë.