Ushtria e Sirisë sulmon bazat raketore të terroristëve
Ushtria e Sirisë ka sulmuar platformat e raketave të terroristëve në provincën Alepo në veri të këtij vendi.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se këto platforma për hedhjen e raketave ndodheshin në rajonet Lirmun dhe Rashidin në provincën Alepo dhe të mërkurën janë sulmuar me raketa nga ushtria e Sirisë. Ndërkohë një sulmues kamikaz ka shpërthyer rripin me lëndë eksplozive pranë një automjeti i terroristëve të Frontit Nusra në qytetin Armenaz në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë. Ky sulmues kamikaz me bombën e vendosur në motoçikletë, ka sulmuar makinën e terroristëve të Frontit Nusra ku si pasojë janë vrarë 4 terroristë dhe janë plagosur disa të tjerë. Deri më tani përgjegjësinë për këtë sulm kamikaz nuk e ka marrë asnjë grup. Grupi terrorist Fronti Nusra të hënën pas luftimeve të ashpra me grupin terrorist Ahraru Sham, ka pushtuar qytetin Armenaz në veriperëndim të Idlibit.