Arrihet marrëveshja përfundimtare mes Fatah dhe Hamasit në negociatat e Kajros
Tetor 12, 2017 11:19 Europe/Tirane
Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes mes dy lëvizjeve Fatah dhe Hamas me mbikëqyrjen e Egjiptit.
Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se burimet palestineze sot (të enjten) kanë deklaruar se bisedimet mes dy lëvizjeve Hamas dhe Fatah në Kajro rreth tre çështjeve: Organizatës për Çlirimin e Palestinës, organizimin e zgjedhjeve, formimin e qeverisë së unitetit kombëtar në Gaza dhe Bregun Perëndimor të Lumit Jordan janë shtyrë për dy javët e ardhshme me pjesëmarrjen edhe të grupeve të tjera palestinez. Sot në mesditë do të deklarohet rezultati përfundimtar i negociatave të Kajros nga ana e Hamasit dhe Fatahut.
Tags