Të arriturat e njësitit raketor të ushtrisë së jemenase
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61311-të_arriturat_e_njësitit_raketor_të_ushtrisë_së_jemenase
Kryetari i komitetit suprem revolucionar të Jemenit ka thënë: Të arriturat e njësisë raketore të ushtrisë jemenase në fushën e prodhimit të raketave balistike do të publikohen në kohën e duhur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2017 11:57 Europe/Tirane
  • Të arriturat e njësitit raketor të ushtrisë së jemenase

Kryetari i komitetit suprem revolucionar të Jemenit ka thënë: Të arriturat e njësisë raketore të ushtrisë jemenase në fushën e prodhimit të raketave balistike do të publikohen në kohën e duhur.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar kanalin televiziv libanez Al manar, Mohamed Ali Al Huthi, kryetari i komitetit suprem revolucionar të Jemenit, sot (e enjte), ka thënë: Njësitë raketore të këtij vendi së shpejti do të njoftojnë në lidhje me prodhimin e raketave balistike dhe mbi kapërcimin e pengesave të cilat janë imponuar nga rrethimi i Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj. Kjo është ndërsa ushtria dhe forcat popullore të Jemenit dje kanë sulmuar me raketa një qendër komanduese të ushtrisë saudite në rajonin kufitar Xhizan. Arabia Saudite prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e rreth 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.