Ansarullah i Jemenit: Koalicioni amerikan është përkrahës i terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61331-ansarullah_i_jemenit_koalicioni_amerikan_është_përkrahës_i_terrorizmit
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit theksoi se i ashtuquajturi koalicioni ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit duhet të emërohet koalicioni ndërkombëtar për  mbështetjen e  terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2017 15:32 Europe/Tirane
  • Ansarullah i Jemenit: Koalicioni amerikan është përkrahës i terrorizmit

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit theksoi se i ashtuquajturi koalicioni ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit duhet të emërohet koalicioni ndërkombëtar për  mbështetjen e  terrorizmit.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Abdul Malik Badrudinin al-Huthi, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të enjten në një intervistë me gazetën “26 shtatori”, duke theksuar se Arabia Saudite nuk do të shpëtojë nga rreziku i ndarjes, shtoi: “Arabia Saudite nuk do të jetë imune ndaj ndarjes, por duhet të luajë rolin e saj në këtë drejtim derisa t’i vijë radha këtij vendi”. Ai theksoi: “Ndarjet dhe përçarjet  në Arabinë Saudite do të shtohen, sepse regjimi saudit është autokratik dhe përpiqet të imponojë ndikimin e tij duke injoruar partnerët e tjerë në këtë vend”. Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit nënvizoi: “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë rrymat çlirimtare në Arabinë Saudite për tu revoltuar kundër politikës së gabuar të adoptuar nga regjimi saudit.” Duke ju referuar fitoreve kundër ISIS në Siri, Irak dhe Liban, Abdul Malik Badrudinin al-Huthi,  theksoi se fitoret e këtyre vendeve kundër ISIS-it janë fitore e të gjithë Ummetit Islam. Ai shtoi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po luajnë një rol destruktiv dhe përpiqen të shpërbëjnë të gjithë rajonin, por fiset jemenase gjatë agresionit ushtarak të regjimit saudit janë renditur në anën e popullit jemenas.