OKB dhe Liga arabe mirëpresin akordin mes palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61357-okb_dhe_liga_arabe_mirëpresin_akordin_mes_palestinezëve
Sekretari i përgjithshëm i OKB dhe liga arabe kanë mirëpritur marrëveshjen dhe akordin e arritur mes palestinezëve në Egjipt.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 13, 2017 09:05 Europe/Tirane
  • OKB dhe Liga arabe mirëpresin akordin mes palestinezëve

Sekretari i përgjithshëm i OKB dhe liga arabe kanë mirëpritur marrëveshjen dhe akordin e arritur mes palestinezëve në Egjipt.

Antonio Gutters në një bisedë telefonike me Mahmud Abas kryetar i AAP vlerësoi progresin në bisedime e pajtimit kombëtar mes lëvizjeve Fatah dhe Hamas dhe u shpreh i kënaqur nga akordi i arritur mes tyre në Egjipt. Përveç kësaj sekretari i OKB vlerësoi kontributin e Egjiptit në arritjen e akordit. Edhe Liga Arabe përshëndeti akordin e arritur mes grupeve palestineze me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe shpresoi se ky akord do të ndihmojë në realizimin e qëllimeve kombit palestinez që është pavarësia dhe çlirimi nga regjimi pushtues sionist.