Siria: Amerikës nuk mund t’i besohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61505-siria_amerikës_nuk_mund_t’i_besohet
Ministria e Jashtme e Sirisë duke reaguar ndaj kërcënimit të qeverisë amerikane për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, deklaroi se nuk mund t’u besohet qëndrimeve të Uashingtonit në lidhje me çështjet e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Siria: Amerikës nuk mund t’i besohet

Ministria e Jashtme e Sirisë duke reaguar ndaj kërcënimit të qeverisë amerikane për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, deklaroi se nuk mund t’u besohet qëndrimeve të Uashingtonit në lidhje me çështjet e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare.

Siç njofton agjencia siriane  e lajmeve SANA, Ministria e Jashtme e Sirisë theksoi se kërcënimi i Uashingtonit për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dëshmon se qeveria amerikane nuk i respekton rezolutat dhe paktet ndërkombëtare. Kjo ministri shprehu përkrahjen e saj për qëndrimet e Iranit dhe të bashkësisë ndërkombëtare për shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore dhe theksoi se veprimet e administratës së Donald Trump janë të ndikuara nga regjimi i Izraelit dhe përkrahësve të këtij regjimi.