Siria: Amerikës nuk mund t’i besohet
Ministria e Jashtme e Sirisë duke reaguar ndaj kërcënimit të qeverisë amerikane për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, deklaroi se nuk mund t’u besohet qëndrimeve të Uashingtonit në lidhje me çështjet e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare.
Siç njofton agjencia siriane e lajmeve SANA, Ministria e Jashtme e Sirisë theksoi se kërcënimi i Uashingtonit për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dëshmon se qeveria amerikane nuk i respekton rezolutat dhe paktet ndërkombëtare. Kjo ministri shprehu përkrahjen e saj për qëndrimet e Iranit dhe të bashkësisë ndërkombëtare për shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore dhe theksoi se veprimet e administratës së Donald Trump janë të ndikuara nga regjimi i Izraelit dhe përkrahësve të këtij regjimi.