Hejdar Ebadi: Në Kirkuk zbatojmë vetëm detyrën tonë ligjore
Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, vuri në dukje operacionet e forcave të këtij vendi në provincën Kirkuk dhe deklaroi se në Kirkuk forcat irakiane zbatojnë vetëm detyrën e tyre sipas Kushtetutës së këtij vendi.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, duke folur në lidhje me operacionin e forcave të këtij vendi në provincën Kirkuk, tha: "Detyra të cilën nga ka vendosur Kushtatuta mbi supet tona, është vetëm vendosja e sigurisë në rajonet e ndryshme dhe mbrojtja e pasurive të vendit. Ne dëshirojmë që Kirkuku përsëri të jetë vend për bashkëjetesën paqësore të grupeve të ndryshme etnike të popullit të Irakut". Hejdar Ebadi me këtë rast kërkoi nga të gjithë që të bashkëpunojnë me forcat e armatosura të Irakut të cilat kanë për obligim garantimin e sigurisë së civilëve. Kryeministri i Irakut gjithashtu theksoi: "Ne kërkojmë nga forcat Pishmarga që të zbatojnë detyrën e tyre nën komandën qendrore dhe të veprojnë si një degë e forcave të armatosura të Irakut".