Urdhër për ngritjen e flamurit kombëtar të Irakut në Kirkuk
(last modified Mon, 16 Oct 2017 19:03:49 GMT )
Tetor 16, 2017 21:03 Europe/Tirane
  • Urdhër për ngritjen e flamurit kombëtar të Irakut në Kirkuk

Kryeministri irakian Heidar Abadi ka urdhëruar ngritjen e flamurit kombëtar të Irakut në krahinën veriore të pasur me naftë të Kirkukut, si dhe në zona të tjera nën kontrollin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit irakian.

Zhvillimi erdhi menjëherë pasi një konvoj i Forcave të Shërbimit të Kundër-Terrorizmit mori kontrollin e ndërtesës së guvernatorit në pjesën qendrore të Kirkukut, që ndodhet 250 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, duke mos u përballur me rezistencën e forcave kurde Peshmerga. Sipas banorëve të qytetit, përpara ngritjes së flamurit kombëtar, forcat irakiane hoqën flamurin kurd nga ndërtesa e guvernatorit. Burimet e sigurisë dhe banorët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se forcat qeveritare arritën në vend, dhe u pozicionuan në afërsi të selisë së policisë lokale të qytetit. Ndërkohë, forcat kurde Peshmerga thanë se Bagdadi do të paguante një "çmim të rëndë" për nisjen e një ofensive të madhe mbi disa fronte që synon rikthimin e kontrollit të qytetit  Kirkuk mes tensioneve në rritje midis qeverisë qendrore dhe autoriteteve të Rajonit të Kurdistanit irakian pas referendumit muajit të kaluar për pavarësinë e Kurdistanit irakian. Forcat Peshmerga, në një deklaratë të lëshuar të hënën, gjithashtu akuzuan disa zyrtarë brenda Unionit Patriotik të Kurdistanit për "tradhti" sepse kanë ndihmuar Bagdadin me avancimin dhe dorëzimin e vendeve të ndjeshme Njësive të Mobilizimit Popullor të njohura si Hashd al-Sha'abi. Deklarata më tej vuri në dukje se morali i forcave Peshmerga nuk do të dobësohet përballë "qëllimeve të këqija të disa zyrtarëve dhe planeve të qeverisë irakiane".

 

Tags