Kataib Hezbollah: Irani i vetëm iu përgjigj agresionit izraelit dhe amerikan
(last modified Wed, 25 Jun 2025 16:23:19 GMT )
Qershor 25, 2025 18:23 Europe/Tirane
  • Kataib Hezbollah: Irani i vetëm iu përgjigj agresionit izraelit dhe amerikan

Pars Today - Sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah të Irakut ka thënë: Irani Islamik iu përgjigj i vetëm agresionit të regjimit sionist dhe Amerikës dhe luftoi kundër të gjithë botës arrogante.

Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve Mehr, Abu Hussein Al-Hamidawy, Sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah të Irakut, tha: Raundi i betejës së dinjitetit ka mbaruar dhe Republika Islamike e Iranit prej saj ka dalë më e fortë dhe e qëndrueshme. Al-Hamidawy theksoi: Irani Islamik iu përgjigj i vetëm agresionit të Amerikës dhe regjimit sionist dhe zhvilloi një luftë kundër të gjithë botës arrogante. Sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah deklaroi: Irani doli nga kjo betejë krenar dhe i fortë, ndërsa armiqtë nuk arritën asnjë prej qëllimeve të tyre. Al-Hamidawy tha: Palestina, kombi i saj dhe rezistenca janë ndër çështjet tona themelore që janë të ndërthurura me besimin dhe bindjen tonë. Sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah në Irak shtoi: Luftërat ideologjike kërkojnë përgatitje dhe zhvillim të vazhdueshëm në mënyrë që raundi tjetër për armikun të bëhet më vdekjeprurës.