Dejr Al-Zur në prag të çlirimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61598-dejr_al_zur_në_prag_të_çlirimit
Ushtria e Sirisë e cila është prag të çlirimit të plotë të qytetit Dejr Al-Zur, së bashku me forcat e rezistencës ka filluar spastrimin e lagjeve të qytetit Dejr Al-Zur nga prania e terroristëve të ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2017 10:34 Europe/Tirane
  • Dejr Al-Zur në prag të çlirimit

Ushtria e Sirisë e cila është prag të çlirimit të plotë të qytetit Dejr Al-Zur, së bashku me forcat e rezistencës ka filluar spastrimin e lagjeve të qytetit Dejr Al-Zur nga prania e terroristëve të ISIS.

Forcat e ushtrisë së Sirisë dhe forcat e rezistencës kanë hyrë në rrugën Bur Sa'id në lagjen Al-Rrisafa dhe në lagjen Al-Imal dhe kanë filluar operacionet për spastrimin e lagjeve të qytetit Dejr Al-Zur nga terroristët e ISIS. Më parë gazeta "Al-Arabi Al-Xhadid" duke cituar burimet e informuara, ka njoftuar dje ushtria e Sirisë ka arritur të marrë nën kontroll shumicën e zonave të qytetit Dejr Al-Zur dhe është në prag të shpalljes së çlirimit të plotë të këtij qyteti. Burimet lokale kanë thënë se forcat e ushtrisë së Sirisë kanë marrë nën kontroll brigjet e lumit Eufrat gjatësia e të cilave është 40 km mes qyteteve Dejr Al-Zur dhe Al-Mejadin dhe aktualisht po spastron bazat dhe strehimoret e terroristëve të ISIS në lagjet jugore, lindore dhe veriore të qytetit Dejr Al-Zur. Në këtë mënyrë Dejr Al-Zur pas pushtimit më shumë se tre vjeçar nga terroristët e ISIS tani ndodhet në prag të çlirimit të plotë.