Arabia Saudite kryen krime të reja në Jemen
Nga sulmi i avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në provincën Xhuf në veri të Jemenit, 6 pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të vrarë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës një fëmijë i vogël jemenas, është pjesë e viktimave të sulmit saudit. Avionët sauditë kanë kryer tre sulme kundër zonave të banuara në provincën Xhuf. Avionët luftarakë sauditë gjithashtu kanë sulmuar shkollën Al Hares në këtë zonë. Nga këto sulme janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa akoma nuk është mësuar për numrin e viktimave. Po ashtu avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar rajonin Huk në provincën Al Hadida dhe rajonin Salif. Burime lokale jemenase bëjnë të ditur se avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar tre herë rajonin Seraveh. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.