Forcat peshmerga djegin qendrat e naftës në Kirkuk
(last modified Wed, 18 Oct 2017 07:04:00 GMT )
Tetor 18, 2017 09:04 Europe/Tirane
  • Forcat peshmerga djegin qendrat e naftës në Kirkuk

Sipas një njoftimi të agjencisë Pars Today, forcat peshmerga i kanë flakën qendrave naftore në provincën Kirkuk në kohën kur janë tërhequr nga ky rajon. Forcat peshmerga gjatë tërheqjes së tyre kanë djegur të paktën 2 fusha nafte të quajtur Bai Hasan dhe Havana në veriperëndim të Kirkukut.

Agjencie informative Maulma, gjithashtu ka konfirmuar djegien e këtyre dy fushave të naftës nga forcat peshmerga por nuk ka dhënë informacione mbi dëmet e shkaktuara. Ndërkohë ministria e naftës në Irak njoftoi rimarrjen e qendrave të naftës në provincën Kirkuk dhe theksoi se për zgjerimin dhe rinovimin e tyre qeveria irakiane ka hartuar disa plane. Qeveria irakiane gjithashtu ka vënë në dukje se një kompani e huaj është shprehur e interesuar për të zgjeruar këto fusha dhe për të dyfishuar prodhimin e tyre.

Tags