Parlamenti i Kurdistanit të Irakut ka kërkuar dorëheqjen e Barzanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61622-parlamenti_i_kurdistanit_të_irakut_ka_kërkuar_dorëheqjen_e_barzanit
Kryesia e parlamentit lokal të rajonit të Kurdistanit ka kërkuar dorëheqjen e Masud Barzanit kreut të këtij rajoni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2017 05:34 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Kurdistanit të Irakut ka kërkuar dorëheqjen e Barzanit

Kryesia e parlamentit lokal të rajonit të Kurdistanit ka kërkuar dorëheqjen e Masud Barzanit kreut të këtij rajoni.

Jusef Muhamed, ditën e martë kërkoi dorëheqjen e Masud Barzanit kryetarit të rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe theksoi se Barzani në rast se jep dorëheqje do t’i bëjë një favor të madh popullit të Kurdistanit të Irakut. Shumë parti dhe lëvizje politike në rajonin e Kurdistanit të Irakut kanë kërkuar dorëheqjen e Masud Barzanit për shkak të organizimit të referendumit në formë të njëanshme dhe të jashtëligjshme. Ata theksojnë se Barzani është përgjegjës për zhvillimet e fundit dhe gjendjen e krijuar në këtë rajon. Gazeta Rai Today në një artikull të saj shkruan se marrja e kontrollit të qytetit Kirkuk nga ana e forcave irakiane shkaktoi humbjen e kredibilitetit të forcave peshmerga në Irak. Kjo gazetë ka parashikuar se më tutje në rajonin e Kurdistanit do të parashtrohet tema e dorëheqjes së Masud Barzanit. Gazeta shkruan: Barzani me padyshim është shokuar nga ko ngjarje, pasi ai është gjendur fill i vetëm në këtë mësymje të forcave federale të Irakut. Më herët partia Uniteti kombëtar është larguar nga provinca Kirkuk. Kjo është partia kryesore e Barzanit në koalicionin qeverisës të rajonit të Kurdistanit. Kjo parti ka kërkuar shtyrjen e referendumit dhe rikthimin e bisedimeve me qeverinë qendrore të Irakut nën monitorimin e OKB. Në këtë mes Barzani është lënë i vetëm edhe nga Amerika dhe Izraeli.