Hakim: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë strategjike
Kryetari i partisë Urtësia Kombëtare e Irakut (NWT), në një takim që pati me Muhamed Xhavad Azari Xhuharami, ministër i teknologjisë informative dhe telekomunikacionit në Iran, pasi shprehu falënderimet për mbështetjen e gjithanshme të Iranit për Irakun në luftën kundër terrorizmit tha se Irani gjithmonë kërkon stabilitetin dhe unitetin e Irakut.
Amar Hakim, marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut i konsideroi strategjike. Vlen të theksohet se ministri iranian i teknologjisë informative dhe telekomunikacionit gjatë qëndrimit në Irak është takuar me Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm i Irakut. Në takim me Amar Hakim dhe me Ibrahim Xhaafari, ministri iranian Xhuharami diskutoi për mënyrën e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh dhe për mënyrën e organizimit të ceremonisë së Arbainit të imam Huseinit (as) në Irak.