Gjeneral Bgheri në Damask takohet me presidentin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61663-gjeneral_bgheri_në_damask_takohet_me_presidentin_e_sirisë
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit gjatë vizitës në Damask, është takuar me presidentin e Sirisë me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2017 10:58 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bgheri në Damask takohet me presidentin e Sirisë

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit gjatë vizitës në Damask, është takuar me presidentin e Sirisë me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, të enjten në takim me Bashar Asad, presidentin e Sirisë, që u zhvillua në Dmamask, deklaroi i uroi presidentit sirian fitoret e fundit të ushtrisë dhe të forcave të armatosura të Sirisë. Gjeneral Bagheri me këtë rast u shpreh optimist se terrorizmi sa më shpejtë do të zhduket nga i gjithë territori i Sirisë. Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit gjithashtu theksoi vazhdimin e mbështetjeve të Republikës Islamike të Iranit ndaj popullit dhe qeverisë së Sirisë. Ndërkohë Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në këtë takim vlerësoi lartë mbështetjet e gjithanshme të liderit suprem të Revolucionit Islamik, të qeverisë dhe të popullit të Republikës Islamike të Iranit ndaj Sirisë në luftën kundër terrorizmit. Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit të martën në krye të një delegacioni ushtarak arriti në Damask, kryeqytetin e Sirisë. Gjeneral Bagheri më parë është takuar me gjeneral Fahd Xhasim Al-Fareixh, ministrin e mbrojtjes së Sirisë dhe me Ali Ejub, shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të ushtrisë së Sirisë. Ngritja e bashkëpunimeve ushtarake dhe mbrojtëse mes Iranit dhe Sirisë, vazhdimi i bashkëpunimeve për të luftuar kundër terrorizmit dhe shqyrtimi i alternativave për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, janë deklaruar qëllime më kryesore të vizitës së shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit në Siri.