Ministri i luftës së regjimit sionist thekson zgjerimin e kolonive sioniste
Ministri i luftës së regjimit sionist ka deklaruar se procesi për zgjerimin e kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan është rritur gjatë një viti të kaluar.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se gazeta sioniste "Meariv" në një raport të saj të mërkurën ka shkruar se Avigdor Liberman, ministri i luftës së regjimit sionist, ka theksuar se që nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani, operacionet për ndërtimin e kolonive sioniste duke përfshirë rreth 3000 njësi banimi, ka vazhduar pandërprerë dhe aktualisht po shqyrtohet plani për ndërtimin e 7500 njësive të tjera banimi. Autoritetet e regjimit sionist të mërkurën kanë miratuar planin për ndërtimin e rreth 300 njësive banimi në qytezën Bejt Il afër qytetit Ramallah dhe operacionet për ndërtimin e këtyre njësive do të fillojnë në javët e ardhshme.