Përleshje  në veri të Kirkukut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61691-përleshje_në_veri_të_kirkukut
Burimet informative nga Irakut njoftuan për disa përleshje mes forcave irakiane dhe personave të armatosur e të panjohur në veri të Irakut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 20, 2017 09:21 Europe/Tirane
  • Përleshje  në veri të Kirkukut

Burimet informative nga Irakut njoftuan për disa përleshje mes forcave irakiane dhe personave të armatosur e të panjohur në veri të Irakut.

Forcat irakiane kanë vendosur kontrollin në të gjithë provincën Kirkuk ku kanë vendosur patrulla për të garantuar sigurinë e rajonit. Këto patrulla kanë hasur në një grup të armatosur në rajonin Shuraxha. Raxhab Asa Kakai kryetar i organizatës Mitra pasi njoftoi për sulmin e grupit terrorist ISIS në fshatin Dagug në jug të provincës Kirkuk tha se në këtë sulm janë vrarë dhe plagosur 3 civilë irakianë. Më herët Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ka dhënë urdhër për nisjen e operacionit në provincën Kirkuk. Pas suksesit të forcave irakiane në provincën Kirkuk disa elementë me prirje separatiste ndërmorën veprime për të tensionuar situatën me qëllim që rajoni i Kurdistanit të dalë nga situata ku ai ndodhet.