Forcat popullore të Jemenit sulmojnë pozicionet e mercenarëve sauditë
Burimet informative kanë njoftuar për sulmin befasues të forcave të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në rajonin Al-Kahih në qytetin Asilan në provincën Shabwa në lindje të Jemenit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në sulmin e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të forcave mercenare saudite në rajonin Al-Kahih në qytetin Asilan dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Ndërkohë në sulmin e ushtrisë dhe të forcave të rezistencës së Jemenit që kanë kryer kundër mercenarëve sauditë në rajonin Vadi Malah në qytetin Nehem të provincës Sana, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Njëkohësisht me këtë snajperët e forcave rezistente jemenase kanë vrarë tre mercenarë sauditë në rajonin Al-Nahd në qytetin Sirvah në provincën Meareb. Forcat jemenase gjithashtu ditën e enjte kanë sulmuar pozicionet e forcave mercenare saudite në rajonet Al-Khanxhar dhe Al-Hamra të provincës Al-Xhuf në veri të Jemenit dhe gjatë këtyre sulmeve kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Nga ana tjetër burimet informative kanë deklaruar se avionët luftarakë të Arabisë Saudite tre kanë sulmuar në një rajon në provincën Sa’ade në veri të Jemenit dhe kanë vrarë pesë civilë dhe kanë plagosur pesë të tjerë. Në një sulm tjetër të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në rajonin Abes në provincën Haxhe në veriperëndim të Jemenit janë vrarë katër pjesëtarë të një familje.