Autoritetet irakiane theksojnë bashkëpunimet rajonale
Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, të shtunën në mbrëmje para se të fillojë turneun e tij në disa vende të rajonit, deklaroi se zhvillimi i vendeve të Lindjes së Mesme varët nga forcimi i bashkëpunimeve në bazë të interesave të përbashkëta.
Kryeministri i Irakut të shtunën në mbrëmje në fazën e parë të turneut të tij në katër vende të rajonit, arriti në Arabinë Saudite. Marrëdhëniet e ftohta të Arabisë Saudite dhe të Irakut në muajt e fundit pas vizitës së Adel Xhubejr, ministrit të punëve të jashtme të Arabisë saudite, në Bagdad (në shkurt të këtij viti) janë duke u përmirësuar. Iraku ndodhet në prag të çlirimit të plotë dhe spastrimit nga prania e grupit terrorist ISIS dhe kjo është bërë shkak që qeveria e këtij vendi të fillojë një politikë të re në nivel të brendshëm dhe të jashtëm. Marrja e vendimeve për tu përballur me çfarëdo lloj rreziqe të cilat përsëri do ta përballnin Irakun dhe rajonin e Lindjes së Mesme me terrorizmin, si dhe krijimi i kushteve për përshpejtimin e procesit të rindërtimit të këtij vendi duke e drejtuar Irakun në një rrugë të zhvillimit dhe progresit, janë ndër objektivat më kryesore të autoriteteve irakiane. Duke hedhur një vështrim mbi zhvillimet e rajonit të Lindjes së Mesme, mund të konkludohet se disa prej vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme, për shkak të politikave të padrejta të veta, janë bërë shkak që rajoni i Lindjes së Mesme gjatë viteve të fundit të përballet me rrethana shumë të vështira. Mbështetje e këtij grupi të vendeve të rajonit ndaj terrorizmit dhe ndërhyrjet e tyre në punët e brendshme të vendeve të tjera, praktikisht janë bërë shkak për krijimin e një vale të madhe të armiqësive dhe përçarjeve mes vendeve të rajonit. Politika e jashtme e regjimit Al Saud deri para pak kohe ishte bazuar në mbështetjen ndaj opozitarëve të qeverisë ligjore të Irakut, në provokimin e autoritetet të rajonit të Kurdistanit të Irakut kundër qeverisë së Bagdadit, në ndikimin mbi pakicën myslimane sunite të Irakut dhe nxitjen e saj kundër qeverisë së Irakut, si dhe në mbështetjen ndaj grupit terrorist ISIS në Irak dhe kjo politikë pak a shumë akoma ka vazhduar. Prandaj opinioni publik i Irakut po i shikon me dilema edhe lëvizjet e reja diplomatike të Arabisë Saudite ndaj Irakut. Populli i Irakut beson se në kushtet kur operacionet e ushtrisë dhe të forcave popullore të këtij vendi kundër terroristëve takfiristë kanë hyrë në fazën përfundimtare, Arabia Saudite po mundohet të shpëtojë faktorët e saj nga disfata e plotë në Irak. Prandaj, vizita e ngutshme e disa kohë mëparshme e ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite në Bagdad dhe pretendimet e tij për miqësi dhe për zgjerimin e marrëdhënieve me Irakut që u bënë shkak edhe për zgjerimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Irakut gjatë muajve të fundit, mund të konsiderohet pjesë e komploteve të reja të regjimit Al Saud për të çuar përpara objektivat e veta në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Irak. Shpërthimi i disa pasigurive periodike në Irak në kuadër të protestave kundër qeveritare pas hapjes së ambasadës së Arabisë Saudite në Bagdad në vitin 2015, si dhe rritja e tensioneve mes rajonit të Kurdistanit dhe qeverisë qendrore të Bagdadit pas hapjes së konsullatës së Arabisë Saudite në Arbil në vitin 2016, tregojnë vazhdimin e intrigave dhe politikës përçarëse të Arabisë Saudite në Irak.