Forcat egjiptiane vrasin 20 terroristë
Tetor 27, 2017 15:54 Europe/Tirane
Forcat e policisë egjiptiane kanë vrarë 12 terroristë në shkretëtirë mëngjesin e sotëm në jugperëndim të Kajros.
Vrasjet erdhën pas një përplasje të dhunshme në rajonin al-Vahat në provincën Xhiza, ku policia egjiptiane vrau 8 terroristë. Nuk raportohet të jetë vrarë asnjë polic. Zona ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit është afër rajonit ku një javë më parë 16 policë u vrarë pasi u zunë pritë nga terroristët. Përplasja e dhunshme synon ‘hakmarrjen’ ndaj policëve të vrarë. Grupet terroriste në mënyrë sporadike sulmojnë forcat e sigurisë së Egjiptit në krahinën veriore të Sinait, dhe në disa raste po kryejnë sulme ndaj zonave të tjera të Egjiptit.
Tags