Operacione antiterroriste në Ankara, arrestohen 49 shtetas të huaj
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61946-operacione_antiterroriste_në_ankara_arrestohen_49_shtetas_të_huaj
Është konstatuar se disa nga të arrestuarit ishin duke përgatitur aktivitete terroriste me rastin e festës turke të 29 tetorit - Ditës së Republikës së Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2017 11:37 Europe/Tirane
  • Operacione antiterroriste në Ankara, arrestohen 49 shtetas të huaj

Është konstatuar se disa nga të arrestuarit ishin duke përgatitur aktivitete terroriste me rastin e festës turke të 29 tetorit - Ditës së Republikës së Turqisë.

Në kuadër të operacioneve anti-terroriste në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, nga 55 shtetas të huaj për të cilët është lëshuar urdhër, u arrestuan 49 prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA). Operacioni kundër anëtarëve të organizatës terroriste ISIS është duke u zhvilluar me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, e cila ka lëshuar urdhër për arrestimin e 55 shtetasve të huaj. Është konstatuar se disa nga të arrestuarit ishin duke përgatitur aktivitete terroriste me rastin e festës turke të 29 tetorit - Ditës së Republikës së Turqisë. Në vijim është marrja në pyetje e të paraburgosurve që janë përfshirë në aktivitete të armatosura nën ombrellën e organizatës terroriste në ndonjë nga fushëbetejat jashtë vendit.