Përfundon prania e ISIS në perëndim të Anbar
Pas operacioneve ajrore të ushtrisë së Irakut, krerët e grupit terrorist ISIS në mënyrë kolektive kanë ikur nga rajoni Al-Kaim i Irakut drejt territorit të Sirisë.
Ushtria e Irakut ka vazhduar operacionet e saj për spastrimin e rajoneve të fundit nga terroristët e grupit ISIS dhe si rezultat i këtyre operacioneve, një grup i krerëve të këtij grupi terrorist kanë ikur nga qyteti Al-Kaim i Irakut në drejtim të provincës Dejr Al-Zur të Sirisë. Burimet informative të Irakut kanë raportuar se krerët e grupit terrorist ISIS në këtë rajon në mënyrë kolektive kanë lëshuar armët dhe kanë ikur nga qyteti Al-Kaim drejt rajonit Al-Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur të Sirisë. Ndërkohë që terroristët e ISIS nëpërmjet xhamive të këtij rajoni kanë paralajmëruar terroristët e këtij grupi që ikja e tyre do të thotë dalje nga besëlidhja dhe tradhti, prandaj do të pasohet me ndëshkim të ashpër.