Deklarata anti-iraniane e koalicionit agresor saudit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61980-deklarata_anti_iraniane_e_koalicionit_agresor_saudit_në_jemen
Koalicioni agresor saudit në Jemen me deklaratën e lëshuar në samitin e Riadit theksoi se Irani duhet t'i japë fund mbështetjes raketore për forcat e Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2017 15:39 Europe/Tirane
  • Deklarata anti-iraniane e koalicionit agresor saudit në Jemen

Koalicioni agresor saudit në Jemen me deklaratën e lëshuar në samitin e Riadit theksoi se Irani duhet t'i japë fund mbështetjes raketore për forcat e Jemenit.

Ministrat e jashtëm dhe shefat ushtarakë vendeve të aleancës anti-jemenase në fund të takimit të tyre në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, publikuan një deklaratë ku pretenduan: “Luftëtarët Huthi i marrin raketat e tyre nga Irani dhe kjo mbështetje e Iranit duhet të ndalet”. Koalicioni agresor saudit në Jemen duke injoruar përfshirjen e këtij koalicioni në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara për vrasjen e fëmijëve të Jemenit, pretendoi: “Këto raporte të OKB bazohen në informacione të pasakta”. Edhe ky veprim tepër i vonuar i Kombeve të Bashkuara ndihmoi në denoncimin e krimeve të koalicionit saudit në Jemen dhe ky koalicion me këto pretendime të pabaza ndaj Iranit nuk mund t'i mbulojë krimet e tij kundër popullit jemenas.