Deklarata e koalicionit agresor saudit në Jemen kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61984-deklarata_e_koalicionit_agresor_saudit_në_jemen_kundër_iranit
Ministrat e jashtëm dhe krerët e shtabeve të ushtrisë së vendeve anëtare në koalicionin saudit kundër Jemenit, ditën e dielë nxorën një deklaratë në përfundim të takimit të tyre në Riad ku theksuan se lëvizja Ansarullah raketat e saj i ka marrë nga Irani dhe për këtë duhet parandaluar mbështetja e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 30, 2017 04:39 Europe/Tirane
  • Deklarata e koalicionit agresor saudit në Jemen kundër Iranit

Ministrat e jashtëm dhe krerët e shtabeve të ushtrisë së vendeve anëtare në koalicionin saudit kundër Jemenit, ditën e dielë nxorën një deklaratë në përfundim të takimit të tyre në Riad ku theksuan se lëvizja Ansarullah raketat e saj i ka marrë nga Irani dhe për këtë duhet parandaluar mbështetja e Iranit.

Sa i përket futjes së emrit të koalicionit në listën e zezë të OKB për shkak të vrasjes së fëmijëve në Jemen, koalicioni agresor saudit deklaroi se raporti i kësaj organizate është përpiluar mbi informacione të gabuara. Pretendimet anti-iraniane të koalicionit saudit kundër Jemenit, parashtrohen në një kohë kur vetëm disa ditë më parë mediat angleze kanë njoftuar se vlera e armatimeve që Anglia i ka shitur Arabisë Saudite në vitin 2017 ka kaluar shifrën e 1.1 miliard dollarëve. Arabia Saudite duke përdorur këto armë ka vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm në Jemen ndërsa duke rrethuar Jemenin, atij i ka imponuar varfëri, uri dhe sëmundjen e kolerës. Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka theksuar se Arabia Saudite prej vitesh po ndjek një rrugë të gabuar me shumë dëme dhe të padobishme dhe për këtë Riadi duhet të kuptojë realitetin e rajonit dhe të mendojë për të ardhmen dhe të mirën e tij.