Presidenti libanez: Irani është fuqi rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62012-presidenti_libanez_irani_është_fuqi_rajonale
Mishel Oun, president i Libanit ka thënë se Irani është një fuqi e rajonit dhe është e pamundur të shpërfillet fuqia dhe roli i Teheranit në zhvillimet rajonale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Presidenti libanez: Irani është fuqi rajonale

Mishel Oun, president i Libanit ka thënë se Irani është një fuqi e rajonit dhe është e pamundur të shpërfillet fuqia dhe roli i Teheranit në zhvillimet rajonale.

Mishel Oun, ditën e hënë në një fjalim të mbajtur për drejtuesit e mediave në Liban ka thënë: Irani prej vitit 1979 është përballur me sanksionet e perëndimit, mirëpo ai është kthyer në një fuqi të rajonit duke pasur ndikim në zhvillimet rajonale. Askush nuk mund ta mohojë këtë realitet. Pjesëmarrja e Iranit në takimin e Astanasë dhe në Gjenevë, për zgjidhjen e krizës në Siri, tregon për rolin e fuqishëm të Iranit në rajon. Presidenti libanez në përgjigje të pyetjes së televizionit Mustakbel, i varur nga Arabia Saudite, lidhur me qëndrimin e Libanit në kontestin mes vendeve arabe dhe Iranit, tha: Kush tha se të gjitha vendet arabe kanë probleme dhe konteste me Iranin? Ndër të tjera presidenti i Libanit tha se Izraeli, ashtu si në të kaluarën më nuk guxon të sulmojë dhe pushtojë Libanin.