OKB: Mbi 13 milionë sirianë kanë nevojë për ndihmë humanitare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62039-okb_mbi_13_milionë_sirianë_kanë_nevojë_për_ndihmë_humanitare
Zyrtari i lartë i ndihmës humanitare të OKB-së ka paralajmëruar se mbi 13 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për ndihmë humanitare, me 6.3 milion në "nevojë akute" për shkak të dhunës së pandërprerë në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2017 16:26 Europe/Tirane
  • OKB: Mbi 13 milionë sirianë kanë nevojë për ndihmë humanitare

Zyrtari i lartë i ndihmës humanitare të OKB-së ka paralajmëruar se mbi 13 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për ndihmë humanitare, me 6.3 milion në "nevojë akute" për shkak të dhunës së pandërprerë në vend.

"Konflikti dhe shkeljet e të drejtës humanitare ndërkombëtare vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë të nevojës humanitare, me civilët në shumë pjesë të vendit që përballen me vuajtje masive", tha Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare Mark Lowcock për Këshillin e Sigurimit. Ai vuri në dukje zhvendosjen e 436,000 njerëzve nga provinca Raka dhe 350,000 të tjerëve në Deir al-Zur si dhe nivelin alarmues të kequshqyerjes së fëmijëve në rajonin e Ghouta Lindore dhe vuri në dukje: "Një përfundim është i qartë: ndikimi i krizës në Siri vazhdon të jetë i thellë. " Çështjet humanitare janë gjithashtu në krye të axhendës së raundit të shtatë të bisedimeve për zgjidhjen politike të krizës së Sirisë, të ndërmjetësuar nga Irani, Rusia dhe Turqia, në kryeqytetin Kazakistan, Astana.