Ushtria siriane çliron qytetin Deir al-Zur
Nëntor 03, 2017 02:09 Europe/Tirane
Forcat e ushtrisë siriane dhe luftëtarët aleatë kanë arritur të çlirojnë përfundimisht qytetin Deir al-Zur nga zgjedha e terroristëve të ISIS.
Lajmi u bë i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër. Një burim ushtarak sirian i tha agjencisë së lajmeve SANA se njësitë e ushtrisë siriane kishin shkaktuar humbje të mëdha në radhët e terroristëve të ISIS dhe kishin shkatërruar pajisjet ushtarake të terroristëve. Agjencia zyrtare e lajmeve SANA njoftoi të enjten çlirimin e lagjeve al-Xhabiliah, al-Abed, al-Xhamaiat në qendër të Deir al-Zurit. Çlirimi i këtij qyteti konsiderohet si një goditje tepër e rëndë për grupin terrorist ISIS në Siri.
Tags