Vazhdon vrasja masive e popullit të Jemenit nga agresorët sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62112-vazhdon_vrasja_masive_e_popullit_të_jemenit_nga_agresorët_sauditë
Në sulmin ajror të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në vendbanimet civile në qytetin Bakem në provincën Sa’de në veri të Jemenit, janë vrarë shtatë civilë jemenas mes tyre dhe gra dhe fëmijë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2017 11:34 Europe/Tirane
  • Vazhdon vrasja masive e popullit të Jemenit nga agresorët sauditë

Në sulmin ajror të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në vendbanimet civile në qytetin Bakem në provincën Sa’de në veri të Jemenit, janë vrarë shtatë civilë jemenas mes tyre dhe gra dhe fëmijë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se edhe ditën e kaluar janë vrarë tre civilë jemenas në sulmet raketore të forcave ushtarake saudite në rajonin Ale Shejkh në qytetin Manbah në provincën Sa’de të Jemenit. Nga ana tjetër, gjatë luftimeve mes grupeve të armatosura dhe forcave të EBA në qytetin Al-Barika në provincën Aden në jug të Jemenit, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur disa të tjerë. Gjithashtu gjatë luftimeve të tjera të zhvilluara mes forcave të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe forcave të mbështetura nga Arabia Saudite në portin Zejt në qytetin Aden të Jemenit, janë vrarë 12 persona. Disfata e Arabisë Saudite në veri të Jemenit është bërë shkak që regjimi Al Saud të shkelë marrëveshjen me Abu Dhabin në lidhje me ndarjen e Jemenit në dy pjesë dhe e ka detyruar presidentin në dorëheqje të Jemenit që të largojë nga detyra funksionarët jemenas të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.