Një zyrtar amerikan ka vizituar Damaskun për bisedime
Një zyrtar i lartë i sigurimit të SHBA-së ka udhëtuar kohët e fundit në Damask nëpërmjet territorit libanez dhe ka zhvilluar bisedime me zyrtarët sirianë, njoftoi të premten një gazetë libaneze.
"Damasku përshëndeti vizitën e parë të një zyrtari amerikan nga një prej aparateve të sigurisë të SHBA, pa e publikuar atë," raportoi e përditshmja libaneze al-Akhbar. Kjo gazetë raportoi gjithashtu se zyrtari i paidentifikuar i SHBA, që udhëtonte nga territori i Libanit, qëndroi disa orë në Siri përpara se të kthehej në Bejrut. Sipas raportit, zyrtari amerikan "mbërriti në Bejrut më parë këtë javë dhe shkoi në Siri të martën, i shoqëruar nga zyrtarë libanezë të sigurisë në kryeqytetin sirian Damask". Zyrtarët sirianë dhe amerikanë nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi raportin. Nëse konfirmohet, vizita do të ishte e para e një zyrtari të rangut të lartë amerikan me zyrtarët sirianë në Damask në një gjysmë dekade. Aktualisht, forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar qytetin Deir al-Zur duke i dhënë një goditje përfundimtare ekzistencës së grupit terrorist ISIS në Siri.