Asgjësohen më shumë se 330 mjete shpërthyese në Dejrul Zur
Qendra ndërkombëtare e përballjes me minat të forcave ruse me qendër në bazën ajrore Hamim të Sirisë ditën e shtunë deklaroi se në rajonin Dejrul Zur janë asgjësuar më shumë se 300 mina.
Kjo qendër deklaroi se ekipi për çminimin e zonave të ndryshme të Sirisë, ka arritur të pastrojë 25 hektarë nga territori i Dejrul Zurit dhe 21 ndërtesa dhe në to janë zbuluar dhe asgjësuar gjithsej 338 mina. Ndërkohë njësitë e ushtrisë Siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore në 24 orët e fundit, kanë sulmuar elementët e ISIS në Deirul Zur, në lindje të vendit, duke vrarë një numër të madh terroristësh. Avionët ushtarakë sirianë bombarduan bazat e ISIS në rrethinat perëndimore të rajonit Deirul Zur, duke vrarë dhe plagosur shumë terroristë takfirist të ISIS, thanë burimet ushtarake siriane. Njësitë e Ushtrisë Siriane gjithashtu neutralizuan sulmet e ISIS ndaj një qendre ushtarake në këtë zonë, duke vrarë një numër terroristësh në konfliktin e armatosur me elementët ISIS në fshatin Al-Gheilia, dhe duke shkatërruar shumë pajisje ushtarake të terroristëve. Sipas burimeve lokale në rrethinat Deirul Zur, ndërsa forcat e armatosura siriane korrën suksese në luftimet me elementët e ISIS në këtë zonë, shumë terroristë të ISIS, duke përfshirë disa udhëheqës të këtij grupi terrorist, u larguan së bashku me familjet e tyre.