Arabi Saudite - Rrëzohet helikopteri, vdes princi saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62201-arabi_saudite_rrëzohet_helikopteri_vdes_princi_saudit
Një princ saudit u vra pasi një  helikopter u rrëzua në jug të Arabisë Saudite, pranë kufirit me Jemenin, njoftoi televizioni shtetëror, “Al Ikhbariya”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 06, 2017 12:52 Europe/Tirane
  • Arabi Saudite - Rrëzohet helikopteri, vdes princi saudit

Një princ saudit u vra pasi një  helikopter u rrëzua në jug të Arabisë Saudite, pranë kufirit me Jemenin, njoftoi televizioni shtetëror, “Al Ikhbariya”.

“Në bord të helikopterit gjendeshin edhe përgjegjës të tjerë”, shkruan kanali në profilin e tij “Twitter” por pa dhënë detaje  mbi situatën e tyre.  “Princi Mansour bin Muqrin, zëvendësguvernator i provincës Asir, ka vdekur në përplasje”, thuhet në komunikatë. Televizioni shtetëror nuk ka dhënë detaje mbi rrëzimin apo identitetin e përgjegjësve të tjerë.