Çlirohen dy qyteze në lindje të provincës Hamah të Sirisë
Nëntor 06, 2017 09:56 Europe/Tirane
Ushtria e Sirisë dhe forcat aleate të saj kanë çliruar dy qyteza dhe lartësitë rreth tyre në lindje të provincës Hamah në veri të Sirisë nga pushtimi i terroristëve të Frontit Nusra.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet ushtarake kanë thënë se forcat siriane kanë vazhduar avancimet e veta në provincën Hamah dhe kanë çliruar edhe qytezën Al-Mashirefetul-Sharkija. Sipas këtij burimi, qëllimi i operacioneve të forcave të rezistencës është shtrirja e kontrollit dhe sigurisë në rrugën Etherja-Shejkh Halal. Në luftimet e forcave të rezistencës me terroristët e grupit Fronti Nusra është çliruar edhe qyteza Al-Shakusije me lartësitë rreth saj.
Tags